Lidhje

Udhëheqësit e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës përfundojnë takimin e nivelit të lartë


Ndërsa përfundoi një takim dy ditor me presidentin e Meksikës dhe kryeministrin e Kanadasë, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë gati ta ndihmojnë Meksikën të rimëkëmbet nga dëmet e shkaktuara prej uraganit Dean.

Udhëheqësit e të tre vendeve zhvilluan sot një konferencë të përbashkët shtypi në Montebello të Kebekut.

Presidenti meksikan Filipe Calderon, vendi i të cilit është më i varfëri nga të tre, tha se Amerika e Veriut nuk e ka zhvilluar plotësisht potencialin e saj të madh. Ai tha se të tre udhëheqësit duhet t’i japin përparësi begatisë dhe sigurisë. Ai i falenderoi kolegët e tij për mbështetjen që i dhanë vendit të tij në përballimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani Dean. Ai e ndërpreu para kohe vizitën në Kanada për t’u kthyer në atdhe si pasojë e krizës natyrore.

Kryeministri kanadez Stephen Harper i vlerësoi bisedimet si të përzemërta dhe konstruktive. Ai shtoi se në to u diskutuan ]ështje si tregëtia, sigurimi i kufirit, ndryshimet klimaterike dhe procesi i paqes në Lindjen e Mesme.

Më parë, kryeministri Harper i tha presidentit George Bush se Kanadaja nuk do të mbajë trupat e saj në Afganistan pas vitit 2009. //iç

XS
SM
MD
LG