Lidhje

Në Shqipëri identifikohen rreth 800 vatra zjarri nga veriu në jug


Në Shqipëri që prej muajit qershor e deri më sot janë identifikuar afër 800 vatra zjarri në të gjithë vendin ndërsa 45 persona janë arrestuar. Të dhënat u ofruan sot nga policia ku nuk përfshihen statistikat mbi disa zona në veri të vendit. Vatra të reja vazhdopjnë të shfaqen ende cdo ditë. Sot në orët e para të mëngjesit janë shuar dy zjarre të mëdhenj në Mallakstër dhe Elbasan. Sot pasdite dy helikoptërë ghrekë priotet të ndërhyjnë në një zonë afër Kolonjës ndërsa një avion italian do të kryejë operacione në Veri.

Po bëhen tashmë tre muaj që Shqipëria gjendet e përfshirë nga flakët të cilat u shfaqën që në fillim të muajit qershor. Vatrat e zjarrit janë regjistruar që nga Veriu në jug duke shkaktuar dëme të mëdha e duke djegur sipërfaqe të tëra. Sipas të dhënave të sotme të policisë të cilat nuk përfshijnë statistikat mbi gjendjen në disa zona të veriut të vendit ku situate ka qenë shpesh alarmante, bilanci I kësaj vere llogaritet deri më sot në afër 800 vatra zjarri. Në shuma raste është konstatuar se zjarret janë vërë në mënyrë të qëllimshme nga persona të ndryshëm. Deri më sot policia ka arrestuar 45 persona të akuzuar për shkatërrim të pronës me zjarr. Akuzë për të cilën kodi penal shqiptar parashikon deri në 10 vjet burgim.

Përhapja e zjarreve arriti kulmin në periudhën e fundit të muajit korrik, gjë e cila detyroi qeverinë të kontraktonte një avion cisternë nga Ukraina, duke qenë se flakt kishin përfshirë zona të thella malore ku mjetet në dispozicion, edhe ato të pakta, nuk kishin mundësi të ndërhynin. Për përballimin e kostove të këtij operacioni nga ajri Shtetet e Bashkuara ofruan 225 mijë dollarë, ndërsa Italia solli disa herë avionët e saj të mbrojtjes civile.

Një tjetër avion do të vijë edhe sot pasdite për të ndërhyrë në disa zona në Veri si në Qaf Mali në zonën e Kukësit, në Pukë e në Lurë ku ka ende vatra zjarri. Ndërsa në Jug, në zonën e Kolonjës po sot pasdite pritet të ndërhyjnë dy helikoptere nga Greqia. Drejtori I Emergjencave civile Alfred Olli I tha sot Zëriot të Amerikës se situata është përmirësuar ndjeshëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë e mundur shuajrja e dy vatrave të mëdha e të rezikshme në pyjet e Greshicës në Mallakstër dhe në Gjinar të Elbasanit.

Por vlera e dëmit dhe kostot e operacioneve të shuarjes së zjarreve ende nuk dihen ashtu si ende nuk ka një statistikë se sa janë sipërfaqet e djegura dhe sa është dëmi që I është shkaktuar mjedit në Shqipëri. //iç

XS
SM
MD
LG