Lidhje

Gjeorgjia akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore


Gjeorgjia ka akuzuar Rusinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore për të dytën herë këtë muaj.

Ministria e jashtme gjeorgjiane tha sot se sistemi i mbrojtjes nga ajri ka regjistruar dje një inkursion të një avioni rus në afërsi të rajonit të trazuar të Abkhazisë pro-ruse. Një zëdhënës i forcës ajrore ruse i mohoi akuzat.

Gjeorgjia akuzoi Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore më 6 gusht dhe për hedhjen e një rakete në afërsi të një rajoni tjetër të trazuar të Gjeorgjisë, në Ossetinë Jugore.

Dje, ambasadori rus në OKB Vitali Churkin akuzoi Gjeorgjinë se po sajon incidente të paqena duke inskenuar sulme ruse për të provokuar Rusinë. Zëvendës ministri i jashtëm Merab Antadze akuzoi Rusinë se po u rikthehet metodave të stilit sovjetik. //iç

XS
SM
MD
LG