Lidhje

Amado: Kosova problem në zemër të Evropës


Kryesuesi i radhës i Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm i Portugalisë, Luis Amado, tha sot se Kosova është problem në zemër të Evropës dhe Bashkimi Evropian duhet të jetë shumë i angazhuar në gjetjen e një zgjidhjeje bashkë me partnerët e tij. Ai I bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit e lartë ndërkombëtarë dhe vendas në Kosovë ku, siç tha, ka ardhur për të vlerësuar situatën para takimit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, që do të mbahet me 8 shtator. Ministri Amado tha se cështja e Kosovës është një nga përparësitë e Bashkimit Evropian.

“Presidenca e Bashkimit Evropian është e angazhuar që të punojë me të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje për çështjen që është problem I Evropës dhe ajo nuk duhet të jetë e shkëputur nga përpjekjet për të stabilizuar jo vetëm Kosovën por tërë rajonin”, tha ai duke nënvizuar se rajoni nuk ka alternative përveç integrimit në Bashkimin Evropian. Ai tha se do të punohet me aleatët në periudhën e re të negociatave të cilat duhet të çojnë në një rezultat konkret.

“Në këtë fazë të re Bashkimi Evropian ka përfaqësuesin e tij që në kuadër të treshes së Grupi të Kontaktit do të lehtësojë negociatat, në mënyrë që fundi I këtij procesi shumë të rëndë dhe të ndërlikuar të çojë në një rezultat konkret”, tha ministri Amado.

Prishtina zyrtare I ka përsëritur ministrit Amado qëndrimin se pavarësia e Kosovës është e pa negociueshme dhe se nuk do të pranohet asnjë zvarritje tjetër e procesit pas përfundimit të negociatave shtesë.

Më 30 gusht, Prishtina dhe Beogradi do të takohen ndarazi me të dërguarit e Grupit të Kontaktit për të vazhduar negociatat të cilat edhe sipas diplomatëve ndërkombëtarë ka pak gjasa që të shënojnë ndonjë ndryshim.

Grupi Ndërkombëtarë i Krizave tërhoqi vërejtjen një ditë më parë se Evropa rrezikon të përballet me një konflikt të ri të përgjakshëm e destabilizues në qoftë se Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare nuk pranojnë përgjegjësinë kryesore për t’i dhënë Kosovës pavarësinë e mbikëqyrur deri në prill ose maj të vitit të ardhshëm. //iç

XS
SM
MD
LG