Lidhje

Greqia do të bllokojë nesër hyrjen në vend nga  Kapshtica


Policia greke njoftoi se do të bllokojë ditën e nesërme, për rreth 6 orë, hyrjen në Greqi të shtetasve shqiptarë në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Policia greke tha se bllokimi lidhet me punën për ripërtëritjen e sistemit kompjuterik të doganës greke. Bllokimi pritet të shoqërohet me pasoja për disa mijëra emigrantë shqiptarë që po kthehen në Greqi pasi kaluan pushimet e verës në Shqipëri.

Ditët e fundit në kufirin shqiptaro -grek janë vënë re radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë. Vështirësitë më të mëdha emigrantët i ndeshin gjatë kthimit në greqi ku në anën greke të kufirit punohet me ngadalësi gjatë kontrolleve doganore dhe procedurave kufitare. Ky vit ,sipas të dhënave policore shqiptare, ka shënuaar fluksin më të lartë të kthimit të emigrantëve shqiptarë nga Greqia , gjatë këtyre viteve të fundit. //iç

XS
SM
MD
LG