Lidhje

Presidenti Bush shpreh mbështetjen për Kryeministrin irakian


Presidenti Bush thotë se mbështet kryeministrin irakian Nuri al-Maliki, duke e cilësuar atë “një njeri të mirë që ka mbi vete një detyrë të vështirë.”

Presidenti i bëri komentet në një fjalim para një grupi veteranësh sot në qytetin Kansas të shtetit Mizuri.

Dje, Presidenti pohoi se po shtohet padurimi ndaj qeverisë së zotit al-Maliki. Në fjalimin e sotëm ai tha se e kupton përse shumë veta po humbin durimin nga ritmet e ngadalta të përparimit në Irak.

Presidenti tha se është në duart e popullit irakian, jo të politikanëve në Uashington për të vendosur nëse al-Maliki duhet të qëndrojë në pushtet. Dje, kreu i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura Karl Levin tha se al-Maliki duhet të largohet nga posti. //iç

XS
SM
MD
LG