Lidhje

CIA pa një strategji të efekshme para sulmeve të 11 shtatorit 2001


Një raport i ri i lëshuar nga inspektori i përgjithshëm për agjencinë qëndrore të zbulimit, thotë se ish drejtori i CIA, Xhorxh Tenet nuk kishte zhvilluar një strategji të efekshme kundër terrorizmit para sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i CIAs Majkëll Hayden lëshoi dje një përmbledhje të raportit për vitin 2005 në bazë të një ligji që kongresi kishte miratuar në fillim të muajit. Nëpërmjet një deklarate, zoti Hayden tha se ai nuk kishte dashur që raporti të publikohej, por e bëri këtë vetëm me kërkesë të Kongresit.

Në raport thuhet se ish drejtori i CIAs, Xhorxh Tenet mban përgjegjësi për mos krijimin e planit strategjik. Raporti i rekomandonte CIAs që të shqyrtohej marrja e masës disiplinore ndaj zotit Tenet dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, megjithëse drejtori Hayden tha se ai e kishte hedhur poshtë këtë rekomandim.

Xhorxh Tenet lëshoi dje një deklaratë duke i cilësuar të dhënat e raportit si krejtësisht të gabuara. //iç

XS
SM
MD
LG