Lidhje

Kryeministri turk nën kritika të ashpëra për deklarata të pamatura


Kryeministri turk po ndeshet me kritika për komentet se turqit duhet të largohen nga vendi nëse nuk mund ta pranojnë ministrin e jashtëm Abdullah Gul si presidentin e tyre të ardhëshëm.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan i bëri komentet gjatë një interviste me televizionin turk. Ai tha se ata që janë kundër zotit Gul duhet të heqin dorë nga shtetësia turke dhe të jetojnë diku tjetër.

Disa gazeta turke e kanë kritikuar komentin e zotit Edogan si jo-demokratik, ndërkohë që politikanët e opozitës i kanë kërkuar kryeministrit që të kërkojë falje. Kryeministri Erdogan po reagonte lidhur me komentet e një analisti në një gazetë turke, i cili thoshte se nuk e njihte zotin Gul si president pasi ministri i jashtëm kishte pikëpamje islamike.

Abdullah Gul është kandidat për president i partisë Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, e cila ka rrënjë islamike. Ligjvënësit turq pritet ta zgjedhin atë President të vendit përmes një votimi parlamentar javën që vjen. //iç

XS
SM
MD
LG