Lidhje

Bjellorusia kundërpërgjigjet ndaj masave amerikane


Autoritet në Bjellorusi thanë se do të ndalonin hyrjen e disa zyrtarëve amerikanë në vendin e tyre, si përgjigje ndaj kufizimit të vizave amerikane për disa zyrtarë bjellorusë, për shkak të goditjes nga ana e tyre të aktiviteteve pro-demokratike në vend.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtëme, në një njoftim për shtyp, e quajti ngrirjen e vizave si një përgjigje për “veprimet jomiqësore të Shteteve të Bashkuara”. Njoftimi bënte të ditur se ndalimi i vizave do të prekte “kategori të caktuara” të zyrtarëve amerikanë, por pa dhënë hollësi të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë vendosur kufizimin e vizave për rreth 30 zyrtarë Bjellorusë, ku përfshihet edhe

Presidenti Aleksandër Lukashenko. Lista u zgjerua në fillim të këtij muaji dhe në të përfshihen edhe gjykatës Bjellorusë e zyrtarë të Minsitrisë së Punëve të Brendshme. Kufizimi i regjimit të vizave u vendos si rrjedhojë e zgjedhjeve të 2006-tës, kur zoti Lukashenko fitoi një mandat të tretë, nëpërmjet një procesi plot parregullsi. //rd//

XS
SM
MD
LG