Lidhje

Turqi: Gul nuk fiton as në raundin e dytë të votimit për presidentin


Parlamenti turk zhvilloi raundin e dytë të votimit për president dhe kandidati kryesor, ministri i jashtëm Abdullah Gul, përsëri nuk arriti të merte votat e nevojëshme.

Në raundin e sotëm, zoti Gul siguroi 337 vota, ose 30 vota më pak sesa dy të tretat e votave të nevojëshme të parlamentit prej 550 anëtarësh. Ai pritet të zgjidhet në raundin e tretë të votimit javën e adhëshme, kur për të fituar nevojitet vetëm një shumicë e thjeshtë votash.

Partia me bazë islamike Drejtësi e Zhvillim e zotit Gul gëzon shumicën e vendeve në parlament, por nuk ka mjaft mbështetje për të siguruar 2 të tretat e votave.

Në raundin e parë që u zhvillua të hënën e kaluar, zoti Gul fitoi 341 vota.Turqit laikë shqetësohen se zoti Gul, një mysliman i përkushtuar, do të minonte parimet laike kushtetuese, por ai është zotuar se do të ruaj sistemin laik të Turqisë. //iç

XS
SM
MD
LG