Lidhje

Rusia hap hetimet për ekzekutimin e Carit të fundit të Rusisë


Prokurorët në Rusi kanë rihapur hetimet e tyre lidhur me rrethanat e ekzekutimit të Carit të fundit të vendit dhe familjes së tij.

Njoftimi i zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Rusisë pason zbulimin e eshtrave që mund të jenë ato të princit Alexei dhe princeshës Maria, dy fëmijëve të Carit Nicholas i Dytë trupat e të cilëve nuk janë gjetur.

Një studiues i lartë i Akademisë së Shkencave tha se plumbat u gjetën pranë kockave të tyre. Zyrtarët thanë se analizat e ADN-së të trupave të një djali adoleshent dhe të një gruaje, që u gjetën në rajonin Sverdlovsk në afërsi të qytetit Yekaterinburg, do të përcaktojnë identitetin e tyre. Ata thanë se trupat u gjetën muajin e kaluar në një zonë të djegur në afërsi të së cilës u gjetën eshtrat e pjesës tjetër të familjes mbretërore në vitin 1991.

Një skuadër bolshevike ekzekutoi familjen në korrik të vitit 1918. //iç

XS
SM
MD
LG