Lidhje

Pasuritë e Karaxhiçit pritet të bllokohen së shpejti


Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në Bosnje Hercegovinë tha se pasuritë e familjes së të kërkuarit për krime lufte Radovan Karaxhiç, i cili është në arrati, do të bllokohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Agjencitë e lajmeve në Bosnje, kanë cituar sot zëvendësin e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Raffi Gregorian që ka thënë se pasuritë e familjes Karaxhiç do të bllokohen, pasi me to financohet një rrjet që mbështet ish udhëheqësin politik të Bosnjes.

Karaxhiçi kryeson listën e të akuzuarve nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Gregorian vizitoi të premten shtëpinë e gruas së Karaxhiçit, Liljana në periferi të Sarajevës, për të llogaritur se sa është vlera e pasurive të kësaj familjeje.

Në vitin 2003, një zyrtar ndërkombëtar në Bosnje mbylli llogaritë bankare të 14 serbëve që mbështesnin Karaxhiçin, ku përfshiheshin dhe pjestarë të afërt të familjes së tij. //kk//

XS
SM
MD
LG