Lidhje

Pakistani tha se kreu me sukses provën e lëshimi të një rakete kruz


Pakistani tha se kreu me sukses provën e lëshimi të një rakete kruz, e aftë të mbajë mbushje bërthamore. Në një njoftim të ushtrisë thuhej se raketa e prodhuar, e quajtur Raad, ka një rreze veprimi prej 350 kilometrash.

Në njoftim thuhet se Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf i uroi inxhinierët dhe shkencëtarët që prodhuan raketën. Gjenerali Musharaf është edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Pakistanit. Në fund të korrikut, Pakistani kreu një provë të ngjashme rakete, e aftë për të mbajtur mbushje bërthamore. Raketa e quajtur Babaur, kishte një rreze veprimi prej 700 kilometrash.

Pakistani dhe fqinji i tij bërthamor, India, zhvillojnë herë pas here prova të tilla për të demostruar forcën. Ata normalisht e informojnë njëri-tjetrin përpara se të zhvillojnë prova bërthamore.//kk//

XS
SM
MD
LG