Lidhje

Irak: Shtatë të vrarë nga shpërthimi i një makine bombë


Autoritetet irakiane thanë se nga një makinë bombë janë vrarë 7 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë në pjesën shiite të Bagdatit. Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi sot në lagjen Kadimia edhe pse forcat e sigurisë kishin shtuar masat e sigurisë në kryeqytet për të mbrojtur besimtarët shiitë që po shkonin në një festë fetare shiit që mbahet javën tjetër.

Dhjetra mijëra muslimanë shiitë pritet të shkojnë në qytetin e shenjtë të Karbalës për të shënuar lindjen e Imamit Mahdi nga shekulli i 9-të. Po sot, një zëdhënës i ushtrisë irakiane njoftoi se do të vendoset një ndalim i pakufizuar i qarkullimit të makinave përreth Bagdatit për të mbrojtur pjesmarrësit në këto festime.

Ndërkohë, ushtria amerikane në Irak tha sot se forcat e koalicionit kanë vrarë 3 terroristë dhe kanë burgosur 17 të dyshuar gjatë operacioneve që kishin si objektiv Al Kaidën në Irak përgjatë Luginës së lumit Tigër në veri të Bagdatit. //kk//

XS
SM
MD
LG