Lidhje

SHBA: Qindra vetë mbeten pa energji nga stuhitë


Qindra mijë njerëz në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara mbetën sot pa energji elektrike, pasi këto zona u rrahën përsëri nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyer.

Pёrmbytjet pasuan një javë shirash të shumta shtriheshin nga shteti Minesota deri në Ohio, ku dje kishte paralajmërime për ciklone. Qindra shtëpi në rajon janë shkatërruar dhe mijëra të tjera janë dëmtuar.

Në pjesën jugore të shtetit Michigan, agjencia e lajmeve Associated Press thotë se 100 mijë familje mbetën sot pa energji elektrike. Aty thuhet se më shumë se 70 mijë vetë kanë pasur të njëjtat probleme në veri të shtetit Illinois.

Në veri të Çikagos, peshqit nga lumenjtë e fryrë janë parë duke notuar nëpër rrugë, ndërkohë që banorët prisnin me padurim që ujërat të uleshin.

Parashikuesit e motit thanë se sot dhe nesër mund të ketë përmirësime në pjesën më të madhe të asaj zone. Megjithatë, Shërbimi Kombëtar Meteorologjik njoftoi se do të duhen disa ditë para se të ulen ujërat e përmbytjeve. //kk//

XS
SM
MD
LG