Lidhje

Kancelarja gjermane vazhdon vizitën në Kinë


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kishte diskutuar për të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera delikate me udhëheqësit kinezë në Pekin.

Zonja Merkel u takua me kryeministrin Uen Gja Bao dhe me Presidentin Hu Gjin Tao, në ditën e dytë të vizitës së saj në Kinë.

Pas takimit me zotin Hu, kancelarja gjermane tha se kishte vënë në dukje se Kina do të vëzhgohet gjithnjë e më nga afër nga komuniteti ndërkombëtar tani që po afrojnë Lojrat Olimpike të Pekinit të cilat mbahen vitin e ardhshëm.

Në bisedimet me zotin Uen, zonja Merkel tha se i kishte bërë thirrje Kinës të respektojë normat ndërkombëtare ndërkohë që zhvillon ekonominë. Pekini është kritikuar nga Gjermania dhe vende të tjera për skandalet e fundit që lidhen me mallrat kineze të infektuara të eksportit.

Ajo u kërkoi gjithashtu udhëheqësve kinezë të bëjnë më shumë në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe për mbrojtjen e pronës intelektuale.

Kryeministri Uen tha se Kina dëshiron të luftojë ndotjen por kjo është e vështirë sepse ajo është ende vend në zhvillim dhe i mungojnë burimet e vendeve të pasura si Gjermania. //ze//

XS
SM
MD
LG