Lidhje

Forcat amerikanë bombardojnë një shtëpi me kryengritës


Forcat amerikane bombarduan sot një shtëpi në veri të Irakut pasi aty u panë duke hyrë disa kryengritës pas një shkëmbimi zjarri me trupat amerikane.

Policia irakiane thotë se sulmi ajror në Samarra vrau shtatë civilë, duke përfshirë pesë fëmijë.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë nuk e kanë konfirmuar numrin e të vdekurve, por thanë se u vjen keq për çdo dëmi në civilë.

Në një incident tjetër, një zyrtar irakian kurd thotë se një sulm ajror amerikan vrau katër policë kurd dhe plagosi tetë të tjerë sot në verilindje të Irakut.

Një zëdhënës i milicisë kurde të Irakut Peshmerga thotë se aeroplani amerikan sulmoi dy vendstacione policore kurde, çka mund të ketë qenë rast “zjarri miqësor.”

Administrata e rajonit kurd të Irakut kërkoi sqarime për sulmin. Ushtria amerikane konfirmoi sulmin me helikopter të dy automjeteve dhe tha se po heton incidentin. //kk//

XS
SM
MD
LG