Lidhje

Konferencë 1 javore mbi klimën e organizuar nga OKB-ja


Përfaqësues nga 100 vende të mbledhur në Vjenë për një konferencë 1 javore mbi klimën të organizuar nga OKB-ja, po bëjnë thirrje për një traktat të ri global për të pakësuar më tej çlirimin e gazeve ndotëse.

Zyrtari më i lartë i OKB-së për klimën Yvo de Boer tha se parashikon që konferenca do të tregojë nëse komuniteti politik global ka vullnetin e nevojshëm për të kapërcyer fazën e retorikës së vjetëruar në luftën kundër ngrohjes globale.

Konferenca i paraprin takimit global të ministrave të mjedisit në Indonezi në fund të vitit, ku pritet të fillojnë negociatat 2 vjeçare për zëvendësimin e Protokollit të Kiotos, i cili kërkon nga 35 vende të ulin në masën 5 për qind çlirimin e gazeve karbonike brenda vitit 2012.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar ta ratifikojnë Traktatin e Kiotos të vitit 1997 me argumentin se u mban anën vendeve në zhvillim si Kina dhe India. Megjithatë, Presidenti Bush ka shprehur vullnetin për t’u angazhuar në një traktat të ri global afat-gjatë. //ze//

XS
SM
MD
LG