Lidhje

Rekord i ri i kultivimit të hashishit në Afganistan


Një raport i Kombeve të Bashkuara thekson se kultivimi i hashishit në Afganistan ka shënuar një rekord të ri këtë vit, i ndihmuar nga korrupsioni dhe kryengritja e talebanëve.

Raporti i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin thotë se përllogaritet se prodhimi i hashishit është rritur 34 për qind.

Në të thuhet gjithashtu se Afganistani përfaqëson aktualisht 93 për qind të prodhimit global të opiumit.

Studimi vjetor arrin në përfundimin se në Afganistan kultivimi i bimëve të paligjshme zë një sipërfaqe më të madhe toke bujqësore se sa në Kolumbi, Bolivi dhe Peru të marra së bashku.

Shefja e Agjencisë së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Christine Oguz thotë se megjithëse janë shpenzuar miliona dollarë për të ndalur kultivimin e hashishit, as qeveria afgane dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen në mënyrë të efektshme këtij problemi.

Raporti fajëson dhunën e kryengritësve talebanë në jug si dhe sistemin e dobët gjyqësor që nuk ka arritur të ndëshkojë baronët e drogës dhe zyrtarët e korruptuar qeveritarë. //ze//

XS
SM
MD
LG