Lidhje

Presidenti Bush përshëndet marrëveshjen mes udhëheqësve irakianë

  • Paola Ufson
  • Uashington

Presidenti Bush e përshëndeti marrëveshjen politike të arritur mes udhëheqësve irakianë, duke e cilësuar atë një shenjë premtuese për përparimin në Irak:

Presidenti Bush thotë se marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së disa prej çështjeve, që deri tani e kanë penguar pajtimin kombëtar. Marrëveshja u realizua nga bisedimet, ku u përfshinë 5 nga udhëheqësit kryesorë irakianë, të zgjedhur përmes votës. Presidenti thotë se ai bisedoi me ta dje.

"Këta udhëheqës përfaqësojnë të gjitha komunitetet në Irak. Ata, që janë kryeministri Al Maliki, i komunitetit shiit, Presidenti Xhalal Talabani, kurd, nënpresidenti Tariq al Hashemi, i komunitetit suni, nënpresidenti Abdul Mahdi, i cili është shiit dhe Presidenti i krahinës gjysmëautonome kurde, Masud Barzani; të gjitha ata pranojnë se duhet të ketë pajtim kombëtar kuptimplotë. Dhe ata e kuptojnë se ky është një proces" ,- tha Presidenti.

Zoti Bush tha se marrëveshja tregon përkushtimin e udhëheqësve irakianë.

"Marrëveshja fillon me marrëveshjet e përbashkëta për ndarjen e pushtetit; ajo synon një përkushtim ndaj përmirësimit të gjendjes së sigurisë në vend dhe ndaj nismave politike; ajo çon po ashtu më tej marrëveshjen mes udhëheqjes irakiane pr bazat e sistemit ligjor".

Presidenti Bush i bëri këto komente në aeropotin e shtetit të New Mexikos, ku shkoi për të marrë pjesë në një aktivitet të fushatës elektorale. Deklarata e shkurtër që ai dha, tingëlloi optimiste. Por ai pranoi se mbetet ende një pengesë e madhe për t’u kapërcyer dhe ajo është, që të fitohet miratimi i Parlamentit irakian.

"Parlamenti irakian do të mbidhet përsëri në fillim të shtatorit dhe do të duhet të veprojë për kodifikimin e këtij përparimi politik",- tha Presidenti Bush.

Hollësitë e marrëveshjes nuk janë bërë të njohura, por thuhet se do të hiqen kufizimet që deri tani i kanë ndaluar ish-anëtarët e Partisë Baath të Sadam Huseinit të marrin pjesë në shërbimin civil dhe atë ushtarak. Udhëheqësit politikë, po ashtu, ranë dakord të lirojnë disa nga të burgosurit.

Marrëveshja konsensuale e udhëheqësve të komuniteteve irakiane ishte një lajm i mirëpritur nga adminsitrata Bush, e cila përballet me një me një seancë dëshmish në Kongres pas disa javësh, kur komandanti i ushtrisë amerikane në Irak, gjenerali David Petreas dhe ambasadori amerikan Ryan Crocker, do t’u raportojnë ligjvënësve për përparimin e bërë në Irak, që nga koha e mbërritjes atje të 30 mijë trupave amerikanë shtesë.//lk

XS
SM
MD
LG