Lidhje

Irak: Udhëheqësit kryesorë bien dakord të bashkëpunojnë për vendin


Në Irak, udhëheqësit kryesorë shiitë, suni dhe kurdë thonë se kanë rënë dakord të zgjidhin çështjet kryesore, për t’i dhënë shtytje pajtimit kombëtar. Pesë udhëheqës politikë irakianë e bënë të njohur këtë zotim dje.

Zyrtarët irakianë thanë se kishin rënë dakord t’i lehtësojnë kufizimet ndaj anëtarëve të Partisë Baath të Sadam Huseinit, për të punuar në Ministritë e qeverisë, mes masave të tjera. Por zyra e presidentit irakian Xhalal Talabani tha se nevojiten bisedime të mëtjeshme për reformat kushtetuese dhe ligjin me rëndësi jetike të naftës.

Shtëpia e Bardhë i përgëzoi udhëheqësit irakianë për këtë zotim të tyrin, duke thënë se ishte “një simbol i rëndësishëm” për gadishmërinë e tyre për të punuar për të gjithë irakinët.

Ky vendim i udhëheqësve irakianë merret në prag të të muajit shtator, kur do të behet i njohur raporti mbi përparimin e bërë në Irak. Kongresi amerikan ka kërkuar që Iraku t’i plotësojë disa nga detyrimet e nevojshme, në shkëmbim të vazhdimit të fondeve për luftën.//lk

XS
SM
MD
LG