Lidhje

Rusi: Arrestohen 10 veta për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja


Një prokuror i lartë rus tha se ishte një emigrant çeçen që drejtonte një grup kriminal në Moskë i cili organizoi vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja, kritike e Kremlinit.

Prokurori i Përgjithshëm Juri Çaika tha sot se dhjetë persona janë ndaluar në lidhje me vrasjen. Ai tha se dëshmitë rreth motivit të vrasjes tregojnë se elementë jashtë Rusisë kërkonin të destabilizonin vendin dhe të diskreditonin udhëheqësit e tij.

Zoti Çaika tha se të dyshuarit përfshijnë policë dhe oficerë të sigurimit. Ai tha se grupi kishte gjithashtu lidhje me vrasjne në vitin 2004 të gazetarit amerikan Paul Klebnikov, redaktor i revistës Forbes dhe të nëndrejtorit të Bankës Qëndrore ruse Andrei Kozllov.

Politkovskaja u qëllua për vdekje pranë apartamentit të saj tetorin e kaluar.

Ajo njihej për raportimet e saj mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni nga trupat ruse dhe grupet paraushtarake. //ze//

XS
SM
MD
LG