Lidhje

Dieta perëndimore shton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë


Statistikat globale tregojnë se nga kanceri i zorrës së trashë vdesin mbi 600 mijë vetë çdo vit. Një studim i ri ka dalë në përfundimn se dieta mund të luajë rol të fuqishem në kurimin e këtij kanceri. Konsumimi i madh i ushqimeve të yndyrshme në vendet e zhvilluara dhe gjithnjë e më shumë edhe në vendet në zhvillim quhet Dieta e Modelit Përendimor. Studimi tregon se pacientët e diagnostikuar nga kanceri, të cilët ishin ushqyer me artikuj të yndyrshëm kishin 4 herë më shumë rrezik që t'u rikthehej kanceri ose të vdisnin nga sëmundja.

55 vjeçari John Coughlin dukej sikur model i një njeriu të shëndetshem. Edhe ai vetë kishte menduar kështu deri sa një kontroll i zorrës së trashë tregoi se ishte ne fazën e tretë të kancerit të zorrës së trashë. Faza e tretë do të thotë se qelizat e tumorit janë perhapur edhe në organet e tjera dhe se në muret e zorrës dhe në gjendrat limfatike. John Coughlin, pacienti i kancerit të zorrës së trashë.

“Për 6 javë me radhë kam kaluar nepër një proces intensiv rrezatimi dhe kemo-terapie. Në dhjetor të atij viti iu nënshtrova një operacioni të rendësishem për të hequr pjesën e poshtme të zorrës së trashë duke e pasuar këtë me 6 muaj kimoterapi të përjavshme.”

Të paktën 1 mijë pacientë të tillë si John Coughlin ishin pjesë e një studimi gjatë të cilit u krahasuan dietat e tyre. Të gjithë ata ishin në fazen e tretë të kësaj sëmundjeje. Studiuesit mbikqyrën mbarëvajtjen e tyre për të parë nëse kanceri ishte rishfaqur apo pacienti kishte vdekur.

Zbulimet e tyre u botuan në Gazetën e shoqatës Amerikane të Mjeksisë. Autori i këtij studimi, Dr. Jeffrey Meyerhardt i Institutit të kancerit Dana Farber në Boston të shtetit amerikan Masaçustets arriti në përfundimin se paksimi i përdorimit të mishit të gjedhit për shembull, ka ndikim të madh.

“Nuk bëhet aq shumë fjalë për shtimin e sasisë së frutave dhe perimeve që ha personi, por për pakësimin e sasisë së mishit të kuq dhe ushqimeve me dhjamë si dhe ëmbëlsirave që duket se pengojnë kthimin e kancerit dhe shpëtojnë pacientin nga vdekja,” thotë mjeku.

Konsumimi i madh i ushqimeve të yndyrshme në vendet e zhvilluara dhe gjithnjë e më shumë edhe në vendet në zhvillim quhet Dieta e Modelit Përendimor. Në studim, pacientët e kancerit të cilët janë ushqyer me artikuj të yndyrshëm kishin 4 herë më të rrezikuar për rikthimin e kancerit ose të vdisnin nga sëmundja.

"Befasia më e madhe ishte tek ndikimi që duket se ka e ashtuqujtura Dietë e Modelit perëndimor," thotë mjeku.

Pacientët të cilët ndryshojnë dietë duke shtuar sasinë e frutave, perimeve, pulës e peshkut dukej se kishin shanse më të mira. Mjeku Meyerhardt i paralajmëron pacientët e diagnozuar me kancer të zorrës së trash se përmirësimi i dietës mund të ndihmojë, por gjëja më e rendësishme është kurimi i mirë mjeksor i kësaj sëmundjeje.

“Kuptohet, Pacientët me kancer në zorrrën e trashë duhet t’i nënshtrohen operacionit dhe të diskutojnë me mjekët lidhur me nevojën për kemoterapi pas operacionit. Ky është një hap tjetër që pacientët me kancer duhet ta marrin në konsideratë nëse duan të përmirësojnë shëndetin," thotë Dr. Jeffrey Mayerhardt.

Pacienti John Couglin nuk e pati të vështirë të zgjidhte një dietë e pasur me peshk, pulë dhe drithëra me përmbajtje të lartë fibre: John Couglin Paksimi nga një biftek në javë, në një në muaj nuk është gjë e vështirë, thotë ai. //ad//

XS
SM
MD
LG