Lidhje

2 vjet pas Uraganit Katrina


Këtë javë dy vjet më parë, uragani Katrina goditi brigjet amerikane duke përmbytur rreth 80 përqind të qytetit New Orleans. Procesi i rindërtimit ka qënë i ngadalshëm dhe i dhimbshëm për shumë njerëz ndërkohë që 160 mijë persona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre ende nuk janë kthyer.

Kjo e mërkurë shënon përvjetorin dhe po shton vëmendjen ndaj New Orleansit, qyteti më i shkatërruar nga uragani Katrina. Kandidatët presidencial po vizitojnë disa nga rajonet më të goditura. Mark Halperin i gazetës Time tregon arsyen.

“Për afrikano-amerikanët në mbarë vendin, reagimi dhe qëndrimi i kandidatëve presidencialë ndaj dëmeve të uraganit Katrina, është bërë një prej çështjeve kryesore të fushatës,” thotë gazetari.

Administrata e presidentit Bush u kritikua ashpër që nuk u tregua më e shpejtë në reagimin ndaj katastrofës. Këtë të mërkurë presidenti Bush do të zhvillojë vizitën e 13 në New Orleans që kur goditi Katrina. Qeveria federale ka dhënë miliarda dollarë në përpjekjet e ndërtimit, përfshi 7 miliardë dollarë për të riparuar sistemin e mbrojtjes së qytetit nga përmbytjet. Një projektligj në Kongres parashikon edhe 1, 9 miliardë dollarë shtesë për rreth 49 diga në New Orleans.

“Do bëjmë ç’është e nevojshme për të ndihmuar banorët që të rindërtojnë jetët e tyre,” tha Presidenti Bush.

Tre kandidatë demokratë për president—Barack Obama, Hillary Clinton dhe John Edwards—janë në New Orleans këtë javë, me premtime për të shpejtuar rindërtimin.

“Njerëzit kanë bërë përparime të mëdha dhe janë rikthyer dhe po punojnë, por ka shumë të tjerë që nuk po gjejnë dot burimet e mjaftueshme për t’u ktheyr në shtëpitë e tyre, si rrjedhojë duket se gjendja në qytet është një kombinim suksesi dhe dështimi,” tha Senator Obama.

Sipas përllogratijeve Katrina la rreth 1800 të vdekur dhe detyroi qindra mijëra njerëz të largohen shtëpitë e tyre. Shtëpia e Aloyd Edinburg u shkatërrua por ai qendroi. Synimi i tij është i njëllojnë me shumë të tjerë.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua. Ndaj fillova të rindërtoj dhe shpresoj t’ia arrij qëllimit për të rindërtuar jetën këtu," thotë një banor.

Imazhet e rajoneve të përmbytura dhe njerëzve të zhvendosur janë kujtesa të forta të tmerreve që mund të sjellë natyra. Por pse kthehen njerëzit? “Sepse këtu është shtëpia. Nuk ka si shtëpia jote,” thotë banorja Marilin Xhonson. //ad//

XS
SM
MD
LG