Lidhje

Eklipsi në Australi


Njerëzit u mblodhën në Observatorin e Sidnit sot për të parë hijen e Tokës tek u zhvendos mbi sipërfaqen e Hënës duke e eklipsuar atë ngadalë dhe duke e kthyer në ngjyrë portokalli në të kuqe.

Eklipset hënore ndodhin të paktën dy herë në vit diku në botë por hera e fundit e një eklipsi të plotë u pa në Australinë lindore në korrik të vitit 2000. Eklipsi filloi në orën 18 e 51 sipas kohës lokale kur hija e tokës filloi të bllokonte dritën që udhëton nga dielli për në sipërfaqen e hënës. Një eklips i plotë u pa midis orës 19 e 52 dhe 21 e 23 gjithmonë sipas kohës lokale. Eklipsi i plotë hënor u pa edhe në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut veçanërisht në Perëndim.

Njerëzit në Evropë, Afrikë apo Lindjen e Mesme që kishin rastin të shihnin një eklips të plotë të hënës në mars, nuk do të jenë në gjendje ta shohin eklipsin e tanishëm. Eklipsi ndodh kur Toka pozicionohet midis diellit dhe hënës duke bllokuar dritën e diellit. Ai është i rallë pasi hëna ndodhet zakonisht mbi ose nën planin e orbitës së Tokës.

XS
SM
MD
LG