Lidhje

Presidenti turk miraton kabinetin e ri të qeverisë Erdohan


Presidenti i ri i Turqisë, Abdullah Gul miratoi listën e kabinetit qeveritar të propozuar nga kryeministri, një vendim që po ndiqej me interes nga qarqet shekullariste të vendit.

Zoti Gul e miratoi listën e aleatit të tij, Kryeminsitrit Rexhep Taip Erdohan, një ditë pas ardhjes në pushtet. Postin e mëparshëm të zotit Gul si ministër i jashtëm do të mbajë Ali Babacan, ish ministër ekonomie, që shërben edhe si negociatori kryesor i Turqisë në bisedimet me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Turqisë në të.

Zoti Gul është i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit që është në fuqi. Partia me orientim islamist fitoi thellë në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar. Opozita laike në Turqi ka thënë se do t’i vëzhgojë me vëmendje vendimet e zotit Gul.

Presidenti i ri është zotuar për të mbajtur qëndrim të paanshëm midis qarqeve laike të Turqisë, ku bën pjesë edhe ushtria, dhe elementëve më fetarë të vendit, si dhe ka thënë se do të mbrojë traditën laike të vendit që ndan shtetin nga feja. //rd//

XS
SM
MD
LG