Lidhje

Musharaf bie dakort të heq dorë nga posti i komandantit ushtarak


Ish kryeministrja pakistaneze në mërgim Benazir Bhutto thotë se presidenti Pervez Musharraf ka rënë dakord që të heqë dorë nga posti i komandatit të përgjithshëm të ushtrisë si pjesë e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit.

Në intervista me agjenci të ndryshme lajmesh sot, zonja Bhuto tha se ajo priste që gjenerali Musharraf të hiqte dorë nga posti i komandantit të ushtrisë para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, që priten gjatë këtij viti. Ajo tha gjithashtu se presidenti ka rënë dakord që t’i japë asaj dhe disa zyrtarëve të tjerë imunitet lidhur me akuzat për korrupsion. Më herët, një ministër kabineti dhe ndihmës i presidentit, Sheikh Rashid Ahmed u tha gazetarëve se marrëveshja ndërmjet gjeneralit Musharraf dhe ish kryeministres është 80 përqind e përfunduar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Zonja Bhuto ka zhvilluar takime me ndihmës të presidentit në Londër, ku ajo jeton në mërgim, që nga ngritja e akuzave për korrupsion gjatë dy mandateve të saj si kryeministre. Gjithashtu njoftohet se ish kryerministrja po kërkon heqjen e pengesave për një mandat të tretë si kryeministre. //rd//

XS
SM
MD
LG