Lidhje

Shqipëri: Vdekja e minatorit shkakton polemika politike


Në Shqipëri vdekja dje e një minatori në minierën e kromit në Bulqizë, ka shkaktuar polemika të forta politike. Aksidenti që i mori jetën minatorit 45 vjecar Medi Jani është i katërti brenda këtij viti në këtë minierë e cila i është dhënë me koncension nga ish qeveria socialiste kompanisë italiane Darfo e cila ia ka besuar administrimin një shoqërie ruse.

Vetë kompania njoftoi dje se do të nisë menjëherë hetimet mbi ngjarjen. Ndërsa opozita ka kërkuar nga qeveria që të prishë kontratën e koncesionit, madje kryetari socialist Edi Rama nuk ka hezituar të fajësojë për të edhe ish kryeministrin Fatos Nano. Sipas zotit Rama punëtorët e minierës punojnë në kushte mesjetare.

Për aksidentin e para disa ditëve në minierën e Bulqizës ku një tjetër minator kishte humbur jetën, Ministria e Ekonomisë kishte deklaruar se faji kish qenë i viktimës për shkak të një ndërhyrjeje të gabuar. Sot ministri Genc Ruli ka thirrur në një takim drejtuesit e shoqërisë që administron minierën.//ii

XS
SM
MD
LG