Lidhje

Fillojnë punimet për Termocentralin e Vlorës


Në Shqipëri pas një periudhe dy vjeçare zvarritjesh dhe pengesash proceduriale ka nisur puna për ndërtimin e Termocentralit të Vlorës. Drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare Gjergj Bojaxhi garantoi sot se Termocentrali do te nise nga prodhimi ne vitin 2009

Projekti per termocentralin u bllokua fillimisht ne vitin 2005 nga qeveria e cila kerkoi ndertimn e tij në një vend tjetër. Më pas zvarritje të tjera shoqëruan procesin e tenderimit. Financimet për ndërtimin e tij janë dhënë nga Banka Botërore, Banka europian për Rindertim e Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe një pjesë e vogël edhe nga qeveria shqiptare. Ky është i pari burim i ri energjie që nis të ndërtohet në Shqipëri që pas vitit 1985.

Ndërkohë qeveria ka hapur garën për rehabilitimin edhe të termocentralit të Fierit. Duke parë situatën e rëndë energjitike në vend, drejtori i KESH-it, Bojaxhi tha sot se ka kërkuar që Tec-i i Fierit të vihet në punë deri në përfundim të procedurave të dhënies së tij me koncesion.//rd//

XS
SM
MD
LG