Lidhje

Fillon Festivali i Filmit të Venecias


Festivali më i vjetër i filmit ka hapur kuintat me edicionin e 75 në qytetin bregdetar italian të Venecias. Drama psikologjike angleze “Atonement” me aktoret Keira Knightley dhe Vanessa Redgrave çeli sot festivalin 11 ditor. Drejtori i festivalit, Marco Mueller tha se të 22 filmat që konkurojnë për çmimin “Luani i Artë” janë premiera botërore. Ai tha gjithashtu se programi përfshin një film surprizë nga Azia.

Filmi aziatik “Blood Brothers” do të mbyllë Festivalin e Venecias më 8 shtator. Mbi 60 filma do të shfaqen në festival në kategori të ndryshme. Filmi “In the Valley of Death” i bazuar në jetën reale dhe vrasjen e një ushtari amerikan, i cili kthehet nga Iraku, është një nga 20 filmat amerikanë që marrin pjesë në festival.

Në vitin 2005 filmi Brokeback Mountain i regjisorit Ang Lee dha premierën në Venecia për t’u pasuar më vonë me suskesin e Oskarit. Nga filmat e tjerë amerikanë, që marrin pjesë në konkurim, janë “Michel Clayton” i George Kloonit që meret me korrupsionin në korporata dhe Vrasja e Jesse James-it, nën interpretimin e aktorit të njohur Brad Pit.

XS
SM
MD
LG