Lidhje

Kina pakëson trafikun e makinave për të zgjidhur problemin e ndotjes


Në përpjekje për të pastruar ajrin në përgatitje për Lojrat olimpike të vitit 2008, zyrtarët në Pekin ndaluan kohët e fundit hyrjen në qytet të më tepër se një milion automjeteve. Për 4 ditë me radhë, trafiku qarkulloi lirisht, por megjithëatë qyteti ishte mbuluar me një mjegull smogu, duke venë në dyshim suksesin e kësaj prove.

Vendimi për ndalimin e makinave hyri në fuqi më 17 gusht dhe rrugët e Pekinit ishin dukshëm më pak të ngarkuara. Një e treta e veturave të qytetit –rreth një milion e 300 mijë u hoqën nga rrugët si provë para lojrave Olimpike për të parë nëse do të përmirësohej cilësia e ajrit. Gjatë provës 4 ditëshe atoritetet vendosën që një ditë të mos lejonin në rrugë makinat që kishin në targa numra çifT, ndërsa të neserëmen ato me numrat tek e kështu me radhë.

Zyrtari për çështjen e mjedisit Du Shaw Xhong tha se rezultatet e kësaj prove janë një hap pozitiv drejt eliminimit të ndotjes së mjedisit para Olimpikeve. “ Masat që janë marrë në këtë provë kanë qenë shumë të suksesshme për të siguruar përmirësim të cilësisë së ajrit gjatë Lojrave Olimpike të vitit të ardhshem”, tha zyrtari.

Ngarkesa e madhe e trafikut është një shqetësim tjetër gjatë periudhës së Lojrave Olimpike. Mbi 1 mijë vetura të reja i shtohen trafikut të Pekinit çdo ditë, shumë prej tyre ngiten nga shoferë pa-përvojë. Bllokimet e rrugëve janë të zakonshme. Makinat e reja janë në konkurencë të vazhdueshme për hapësirë me makinat e vjetëruara që dalin jashtë mode nga ritmet e shpejta të zhvillimit kinez.

Shoferët e taksive të Pekinit u entuziazmuan shumë nga masat e reja. Yang Fenglai tha se të ardhurat e tij ishin shtuar më tepër se 30 përqind: “Më parë, në qendër të qytetit ishte pothuajse e pamundur të lëvizje me makinë. Gjithnomë njësoj - “Ec e ndalo” Tani është një kënaqësi e madhe.”

Shumë pronarë makinash u detyruan të përdornin transportin publik, duke ngarkuar së tepërmi autobusët dhe trenat e metrosë që ishin shtuar për të përballuar pasagjerët.

Shumë pasagjerë si Zhou Fang shpenzuan një kohë shumë më të gjatë se zakonisht në transportin urban. “Sikur kjo provë të bëhej në bazë vullnetare do të ishte më mirë. Qeveria duhet të kishte dhënë njëfarë subvencioni ose stimuj për ata që pranojnë vulnetarsisht të mos përdorin një ditë makinën në qytet” thotë Fang. Prova lehtësoi trafikun e automjeteve, por jo tymin dhe smogun mbi qytet. Ndërsa afron dita e hapjes së Lojrave Olimpike ka mbetur shumë për t’u bërë që atletëve t’u sigurohet ajër i pastër gjatë lojrave Olimpike. //rd//

XS
SM
MD
LG