Lidhje

Ulet intensiteti i zjarreve në Greqi


Autoritetet në Greqi thonë se zjarret nuk janë venë ende nën kontroll, por intensiteti i tyre është ulur.

Përpjekjet kryesore sot janë përqëndruar në ishullin Evia, në veri të Athinës dhe në gadishullin e Peleponezit. Deri tani nga zjarret kanë humbur jetën 63 persona dhe janë shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe një numër fshatrash. Qeveria greke është kritikuar ashpër për masat e mara.

Policia ka akuzuar deri tani 7 persona për vënie zjarri dhe ka ofruar një shpërblim prej 1 presje 4 milion dollarësh për informacione që çojnë në arrestime të tjera. //rd//

XS
SM
MD
LG