Lidhje

Trojka takohet në Vjenë me delegacionin shqiptar dhe atë serb


Ndërmjetësit ndërkombëtar thonë se zyrtarët serb dhe shqiptarë kanë premtuar që të përmbahen nga dekleratat që mund të rrezikojnë negociatat rreth statusit të Kosovës.

I dërguari evropian Wolfgang Ischinger i bëri të ditura sot zhvillimet pas bisedimeve në Vjenë. Ai tha se të dy palët ranë dakord të përmbahen nga veprime apo deklarata provokuese gjatë procesit të negociatave. Por kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha se shqiptarët do të veprojnë të vetëm nëse bisedimet mbarojnë në dhjetor pa një konsensus ndërkombëtar që i jep Kosovës pavarësinë.

Në Beograd, kryeministri Vosillav Koshtunica i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të hedh poshtë çdo deklaratë të njëanëshme. Trojka me të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropain dhe Rusia thanë se bisedime të mëtejshme me të dyja palët do të zhvillohen muajin ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. //rd//

XS
SM
MD
LG