Lidhje

Auditorët amerikanë të pakënaqur me përparimin në Irak


Auditorët e qeverisë amerikane njoftohet të kenë arritur në përfundimin se Iraku ka dështuar të përmbushë 18 standartet e caktuara nga kongresi për të matur përparimin e bërë.

Media amerikane njofton se raporti që do të publikohet nga zyra qeveritare e kontrollit do të thotë se qeveria irakiane ka dështuar të përmbushë të paktën 13 nga 18 objektivat e caktuara nga ligjvënësit amerikanë për të vlerësuar planin e presidentit Bush për të dërguar 30 mijë trupa shtesë në Irak në fillim të vitit tjetër. Raporti pritet t’i paraqitet kongresit brënda disa ditësh.

Ministri i Jashtëm irakian tha se qveria e tij ka bërë përparim të madh në përmirësimin e sigurisë në vend. Hoshiar Zebari tha sot se shpreson që udhëheqësit e Irakut do të bëjnë më shumë përparim për bashkimin kombëtar, para se kongresit amerikan t’i paraqiten dy raporte të rëndësishëm. Komandanti amerikan në Irak, David Petreas dhe ambasadori Rajën Krakër do të dëshmojnë para kongresit muajin e ardhshëm lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në Irak.

Ministri Zebari shprehu optimizëm rreth një marrëveshje politike të njoftuar të djelën nga pesë udhëheqës të lartë shiitë, suni dhe kurdë. Udhëheqësit arritën konsensus për një numër çështjesh të rëndësishme, përfshi mbajtjen e zgjedhjeve provinciale, lirimin e të burgosurve dhe lejimin e ish anëtarëve të partisë Bath për të mbajtur poste publike. //rd//

XS
SM
MD
LG