Lidhje

Presidenti Topi kërkon të zgjidhë problemet në sistemin e drejtësisë


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi tha sot se problemet e njohura të sistemit të drejtësisë duhen përballuar me ndershmëri e profesionalizëm për të garantuar pavarësinë e këtij sistemi. Këto komente kreu i shtetit i bëri gjatë mbledhjes së parë të tij në drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Presidenti Topi deklaroi se problemet janë të shumta e të akumuluara në kohë dhe kërkoi nga të gjithë angazhimin e përbashkët për të përballuar sfidat. Asgjë nuk ndërhtohet nga e para nënvizoi kreu i shtetit. Çështjet e sistemit të drejtësisë pritet të jenë të parat dhe më të rëndësishmet me të cilat presidenti Topi do të përballet në javët e ardhshme me nisjen e sezonit të ri politik. Të gjitha krahët e politikës janë shprehur të gatshme për një refromë të thellë të sistemit.

Por pika e nxehtë mbetet ajo e Prokuorirt të Përgjithshëm. Partia Socialiste i ka paraqitur shumicës një paketë propozimesh për ngritjen e një komisioni parlamentar të posacëm që do të ndihmohet nga ekspertë vendas dhe të huaj. Debatat konkretet pritet të nisin gjatë shtatorit kur dhe parlamenti do të rinisë aktivitetin e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG