Lidhje

Presidenti Gul merr pjesë në ceremoninë e përvjetorit të fitores së forcave të armatosura


Presidenti i ri i Turqisë kryesoi ceremoninë e fitores së forcave të armatosura, dy ditë pasi ushtria bojkotoi ceremoninë e tij të betimit.

Presidenti Abdullah Gul u ul pranë shefit ushtarak, gjeneralit Yasat Buyukanit, gjatë paradës në Stamboll me rastin e 85 vjetorit të fitores së forcave të armatosura në betejën e fundit kundër forcave greke gjatë luftës së Turqisë të vitit 1922 për pavarësi.

Një mysliman i devotshëm, Presidenti Gul është edhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. //rd//

XS
SM
MD
LG