Lidhje

Nën pranga ish Ministri i Brendshëm i Polonisë


Autoritetet polake arrestuan ish ministrin e brendshëm të shkarkuar kohët e fundit nën akuza për pengim të drejtësisë. Prokurorët konfirmuan sot arrestimin e Janusz Kaczmarek, duke e akuzuar atë për pengim të hetimeve për një çështje korrupsioni.

Zyrtatët thanë se janë arrestuar edhe një shef policie, që punonte me ish ministrin si dhe drejtuesi i një kompanie shtetërore të sigurimeve në lidhje me çështjen në fjalë. Zoti Kaczmarek e pat akuzuar kryeministrin Jaroslaw Kaczynski për sphinazh ndaj politikanëve kundështar në një seancë dëgjimore para një komisioni parlamentar javën e kaluar.

Zoti Kaczynsku dhe vëllai i tij Presidenti Lech Kaczynski, udhëheqës i partisë Ligji dhe Drejtësia, e shkarkuan ministrin Kaczmarek në fillim të muajit pas shpërbërjes së koalicionit të tyre të djathtë. Ligjvënës të opozitës e kanë akuzuar ish ministrin se po mundohej të fshihte abuzim të pushtet para zgjedhjeve të parakohëshme. Ata kërkuan një hetim parlamentar lidhur me këtë. Zoti Kacynski i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. //rd//

XS
SM
MD
LG