Lidhje

Raporti për Irakun vlerëson negativisht arritjen e standarteve


Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni po debatojnë lidhur me një vlerësim të Kongresit për luftën në Irak, që thuhet se ka arritur në përfundimin se ky vend nuk ka arritur standartet kryesore të caktuara nga Shtetet e Bashkuara. Auditorët e qeverisë amerikane njoftohet të kenë arritur në përfundimin se Iraku ka dështuar të përmbushë 18 standartet e caktuara nga Kongresi, për të matur përparimin e bërë. Por Pentagoni thotë se do të japë informacione shtesë, që mund të çojnë në rishikimin e përfundimeve negative të raportit, para publikimit të tij të martën. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Toni Snou pranoi se jo të gjitha standartet e caktuara për Irakun janë arritur, por ai shtoi se duhet pritur deri muajin e ardhshëm, kur gjenerali David Petreas dhe ambasadori amerikan në Irak Rajen Kroker të raportojë për gjendjen e atjeshme.

Përfundimet e arritura nga auditorët në raportin e Zyrës Qeveritare të Përgjegjësisë GAO, duken të zbehta. Gazeta "Washington Post" citon raportin, ku thuhet se dhuna atje mbetet në një nivel të lartë dhe nuk janë zbatuar ligjet më të nevojshme.

Raporti del në një kohë kritike të debatit mbi Irakun. Deri tani, shumica e ligjvënësve republikanë e kanë mbështetur Presidentin Bush në qëndrimin ndaj luftës, duke i anashkaluar kërkesat e shumicës demokrate, për të filluar kthimin në atdhe të trupave amerikane.

Por shumë republikanë kanë thënë se duan të shohin një përparim të rëndësishëm në Irak deri në shator, ose në të kundërt, mund të lërkojnë zbatimin e një strategjie tjetër në Irak. Në prag të publikimit të raportit ditën e martë, zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes kanë pak shpresa lidhur me arritjen e standarteve të nevojshme në Irak. Të mërkurën, Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Xhof Morrell, tha se standartet e GAO-s janë tepër të larta.

"Standartet e caktuara janë shumë të rrepta. Disa mund të thonë, madje se është e pamundur të arrihen. Dhe pikerisht kjo duhet thenë, në se janë arritur kriteret, apo jo..."

Kongresi i ka kërkuar Presidentit Bush, që t’i japë një vlerësim të hollësishëm të gjendjes në Irak deri më 15 shtator. Presidenti Bush shkon sot në Pentagon, ku do të dëgjojë pikëpamjet e Ekipit të Shefave të Shtabit të Shtatmadhorisë, që janë zyrtarët më të lartë të të katër degëve të shërbimit ushtarak amerikan, në se duhet vazhduar shtimi i trupave amerikane në Irak.

Presidenti, po ashtu do të dëgjojë raportimin e komandantit të forcave amerikane në Irak, Gjeneralit David Petreas dhe ambasadorit amerikan në Irak, Rajen Kroker, në prag të afatit të raportimit të tyre më 15 shtator.//lk

XS
SM
MD
LG