Lidhje

A do mbijetojë lidhja e Kate Moss me Pete Doherty


Supermodelja Kate Moss dhe muzikanti Pete Doherty vazhdojnë të pushtojnë tabloided me lidhjen e tyre. Modelja për dezinjatorë si Versace, Louis Vuitton dhe Channel, u vu në qendër të medias në vitin 2005 kur gazeta londineze “Daily Mirror” publikoi fotografi të saj sëbashku me të dashurin Pete Doherty që i tregonte ata ndërkohë që merrnin kokaine.

Bota multi-milion dollarëshe e supermodeles u shemb pas skandalit me drogë ndërkohë që Channel, H&M dhe Burberry hoqën dorë nga supermodelja duke i kushtuar asaj rreth 15 milion dollarë në kontrata të majme. Pavarësisht hetimeve nga organet e rendit në Londër, faktet nuk ishin të mjaftueshme për ngritje akuzash ndaj Kate.

Në vitin 2001, ajo pati sukses me hedhjen në gjyq të “Daily Mirror” pasi kishte publikuar se Kate kishte rënë në koma në Spanjë si rezultat i kokainës.

Që nga kokaina, heroina dhe dashuria me një supermodele....kjo përbën një ditë pune për gjeniun më problematik të muzikës rock. Pete Doherty është bërë i njohur për publikun si rezultat i lidhjes së tij me supermodelen, dhënies pas drogës, arrestet dhe daljes nëpër gjyqe.

Në vitin 2003, ai u burgos për 6 muaj për thyerjen e apartamentit të pjestarit të grupit Carl Barat, çfare e largoi ate nga grupi pasi abuzimi i tij me drogën po kalonte të gjitha caqet. Pas daljes së fotografive të çiftit që merrnin kokaine, muzikanti njoftoi se po futej në një klinikë rehabilitimi në përpjekje për të lënë drogën. Një nga përpjekjet kundër drogës ishte edhe vënia e një implanti.

“ Po kam vënë implant...dhe i jam larguar drogës dhe ngadalë por me siguri po mbledh veten sikur kam qene dikur.”

Ndërkohë futja në një qendër rehabilitimi ishte rezultat i kërcënimit të supermodeles për ta lënë atë.

“Nuk ishte vullnetare...ishte, ose hiq dorë nga heroina ose nuk ke më punë me mua; nuk do ta shikosh as vajzën.”

Megjithatë situata e tij me drogën u bë edhe më keq në 2006 kur këngëtari pranoi fajin për një numër akuzash, përfshi atë të përdorimit të drogave të forta, heroinë dhe kokainë. Dënimi u shty dhe Pete u lirua me kusht, i urdhëruar të qendrojë në klinikë.

Ai i shpëtoi qelisë por u denua me punë korrektuese për 12 muaj. Ndërkohë që Pete vazhdon luftën e tij me dhënien pas drogës, karriera e Kate ka filluar të ringjitet lart e më lart. Edhe pse humbi kontratat me disa nga kompanitë më gjigande të modës, supermodelja po gëzon suksesin më të madh të karrierës së saj. (kh)

XS
SM
MD
LG