Lidhje

Shqipëri; ministri Gjana mohon zërat për konfiskime tokash


Ministri shqiptar i Bujqësisë dhe Ushqimit, Jemin
Gjana, hodhi poshtë komentet për konfiskime masive të
tokave bujqesore djerë.

Zoti Gjana deklaroi se lënia e tokave pa punuar është
një shqetësim për bujqësinë shqiptare, dhe se kjo po
mendohet që të zgjidhet me anë të taksave.

Ministri Gjana tha se tokat e papunuara gjenden
kryesisht në disa zona në jug të vendit, per shkak të
emigracionit të rinise. por keto hapesira po pakesohen
gjithnjë e me shumë prej zhvillimit të pemëtarisë.

Disa ditë më parë, kryministri Sali Berisha deklaroi
se qeveria nuk do të tolerojë më lënien e tokave pa
punuar, dhe do të ndëshkojë në menyra të ndryshme
pronarët e tyre, deri në konfiskim të tokave, me
qëllim që të nxitë zhvillimin e bujqësisë.

XS
SM
MD
LG