Lidhje

SHBA: Një senator i akuzuar për akte të turpshme njofton dorëheqjen


Senatori amerikan Larry Craig, i cili u arrestua në qershor në një operacion kurth të policisë, njoftoi sot dorëheqjen.

Senatori republikan e paraqiti dorëheqjen në kryeqytetin e shtetit Idaho, Boizi, duke thënë se do të tërhiqet nga senati më 30 shtator.

Ai u kërkoi falje votuesve se nuk do të mund ta përfundonte dot mandatin dhe tha se ndihej i nderuar nga ndihma e familjes dhe e miqve.

Ligjvënësi i cili ka shërbyer për 27 vjet me radhë në Kongres është bërë objekt kritikash të ashpra që nga e hëna kur shtypi filloi të njoftojë se ai ishte burgosur në qershor në një aeroport të qytetit Mineapolis. Ai kishte pranuar fajësinë pas akuzave të ngritura nga një polic sipas të cilit senatori i kishte bërë një ofertë seksuale në një banjë publike të aeroportit.

Në fillim të kësaj jave Senatori Craig deklaroi se nuk ishte homoseksual dhe se e kishte pranuar fajësinë për ta mbyllur sa më shpejt çështjen. Por republikanët e senatit e dënuan ashpër atë dhe kërkuan dorëheqjen e tij nga Senati. //kk//

XS
SM
MD
LG