Lidhje

Presidenti Bush u dërgon amerikanëve mesazh për Ditën e Punës


Shumë qytetarë amerikanë kanë filluar pushimet me rastin e Ditës së Punës, e cila bie të hënën. Kjo ditë ka filluar të festohet në Amerikë në 125 vjetët e fundit.

Në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Punës, Presidenti Bush i dërgoi urimet më të mira të gjithë amerikanëve që e kremtojnë këtë festë. Ai tha se begatia e vendit është arritur në saje të punës së palodhur dhe mjeshtërisë së punonjësve amerikanë, burra dhe gra.

Sipas fjalëve të Presidentit, “Nuk ka kufizime për ato që mund të arrijnë qytetarët tanë, kur ata i kanë aftësitë për të konkurruar dhe ata gëzojnë lirinë për realizimin e ëndërrave të tyre.”

Në Shtetet e Bashkuara Dita e Punës festohet të hënën e parë të çdo shtatori dhe ajo është një nga festat më të kremtuara. Kjo ditë, po ashtu shënon përfundimin jo-zyrtar të pushimeve verore në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e vitit të ri akademik për nxënësit e shkollave.//lk

XS
SM
MD
LG