Lidhje

Greqi: Shumë prej zjarreve janë shuar ose janë venë nën kontroll


Zyrtarët grekë thanë se shumë prej zjarreve që përfshinë vendin 10 ditët e fundit janë shuar ose janë venë nën kontroll.

Por dhe sot, aeroplanë dhe helikopterë vazhduan punën për të ndaluar gjuhët e flakëve në jug të rajonit të Peloponezit, si dhe në Malin Parnon.

Zjarret javën e kaluar shkaktuan vdekjen e 64 personave si dhe shkatërruan më shumë se 190 mijë hektarë pyje dhe të mbjella.

Përllogaritjet e para tregojnë se dëmi i shkaktuar kap afërsisht shifrën e 2 miliard dollarëve.

Shumë njerëz kanë kritikuar qeverinë për mënyrën se si e trajtoi këtë situatë, duke thënë se ndërhyrja e saj ishte e ngadaltë dhe e padobishme.

Çështja e zjarreve në pyje dhe se si ato mund të ishin parandaluar pritet të jetë një temë kryesore në zgjedhjet parlamentare që do mbahen në fund të këtij muaji. //ii

XS
SM
MD
LG