Lidhje

Amerikanët festojnë Ditën e Punës


Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Punës, një festë që kremtohet të hënën e parë të shtatorit.

Kjo festë u krijua nga lëvizja punëtore mbi 100 vjet më parë, në respekt të kontributit të mbarë punonjësve dhe më vonë u shpall festë federale. Në mesazhin e përvitshëm me rastin e kësaj feste,

Presidenti Bush tha se begatia e vendit është realizuar në saj të punës së palodhur dhe mjeshtërisë së burrave dhe grave punëtore. Kjo ditë zakonisht kalohet me aktivitete zbavitëse, si pikniqe me familjen dhe miqtë.

Shoqata Amerikane e Automobilëve llogarit se gati 35 milion amerikanë udhëtojnë këtë fund javë 80 kilometra ose më shumë për të parë pjesëtarë të familjes me rastin e festës. Sipas kësaj shoqate, fund java e Ditës së Punës është një prej ditëve me trafik më të dëndur të vitit.

Dita e Punës shënon edhe fundin e pushimeve verore në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e një viti të ri akademik për nxënësit e shkollave. Shumica e zyrave dhe shkollave si dhe bankat janë të mbyllura.//rd//

XS
SM
MD
LG