Lidhje

Një grua amerikane nga Florida lind 6 fëmijë


Një grua amerikane në shtetin e Floridës lindi të shtunën në mbrëmje 6 fëmijë: 5 djem dhe një vajzë. Mjekët thanë se të 6 foshnjet e çiftit Ben dhe Karoline Bajler nga qyteti i Shën Peterburgut në Florida, janë mirë, por njëri nga djemtë ka nevojë për më tepër kujdes mjekësor.

Fëmijët e porsalindur peshonin nga 900 gramë, deri në 1 kile e 400 gramë. Fqinjët e çiftit Bajler organizuan muajin e kaluar një “ditë dhuratash” për foshnjet, ku miqtë dhe të afërmit u dhuruan atyre mjaft dhurata: artikuj të nevojshëm, si veshje dhe lodra për të 6 fëmijët.

Çifti kishte një fëmijë tjetër, një vajzë 4 vjeçe dhe vitet e fundit kishin marrë kura për të mjekuar sterilitetin, para se zonja Bajler të mbetej, më në fund, shtatzënë me 6 foshnje.//lk

XS
SM
MD
LG