Lidhje

Presidenti Bush në Irak për një vizitë të panjoftuar më parë


Presidenti Bush u takua me zyrtarë të lartë amerikanë dhe irakianë në Irak, ku tha se disa prej trupave amerikane mund të kthehen në atdhe nëse kushtet e sigurisë në mbarë Irakun vazhdojnë të përmirësohen.

Zoti Bush mbërriti sot në provincën Anbar në Irakun perëndimor për një vizitë, që nuk ishte njoftuar më parë. Ai tha se suksesi është i mundur nëse rajone të tjera të Irakut ndjekin shembullin e provincës Anbar në luftën kundër kryengritësve.

Presidenti Bush bëri komente për marinsat dhe ushtarët amerikanë, të cilëve u tha se provinca Anbar është një prej mët ë sigurtave në irak dhe kjo si rezultat i përpjekjeve të tyre.

Presidenti shoqërohej nga Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe Këshilltari i Sigurimit Kombëtar Stephen Hadley. Sekretari i mbrojtjes Robert Gates dhe zyrtarë të. tjerë të lartë ushtarakë shkuan më vonë me një avion tjetër.

Zëdhënësi i Pentagonit Xhef Morrel tha se bisedimet sollën në një tryezë të përbashkët këshillin e luftës dhe udhëheqës të lartë irakianë të cilët do të luajnë rol në vendimet që duhet të marrë zoti Bush për politikën amerikane në Irak.

Zoti Morrell tha se ky do të jetë shansi i fundit i presidentit për t’u takuar me komandantin e lartë amerikan në Irak, gjeneralin David Petreas dhe ambasadorin Ryan Crocker para se ata të raportojnë para Kongresit për ecurinë e arritur që nga shtimi i përkohshëm i trupave që filloi disa muaj më parë. //rd//

XS
SM
MD
LG