Lidhje

Izraeli paralajmëron militantët palestinezë të mos hedhin raketa në territorin e tij


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert paralajmëroi se forcat izraelite nuk do të ndalen në përpjekjet për të mos lejuar militantët palestinezë të Gazës të hedhin raketa në Izraelin e jugut.

Zoti Olmert tha se Izraeli nuk do të ngurrojë t’i kundërpërgjigjet cilitdo që kërcënon qytetarët e tij. Ai shtoi se ushtria izraelite ka marrë udhëzime për të shkatërruar çdo lloj raketahedhësi.

Ai i bëri komentet sot pas shpërthimit të një rakete pranë një shkolle mjekësore në qytetin Sderot. Shpërthmi nuk shkaktoi viktima. Grupi ekstremist Xhihafi Islamik mori përgjegjësinë për incidentin.

Xhihadi Islamik mori gjithashtu përgjegjësinë për raketat e hedhura dje në Sderot. Askush nuk u dëmtua nga ky sulm.

Dje, Izraeli ndërmori dy sulme në Rripin e Gazës duke goditur një raketahedhës palestinez dhe plagosur të paktën dy militantë të Xhihadit në një makinë. //ze//

XS
SM
MD
LG