Lidhje

Hill hedh poshtë thënien e Phenianit për heqjen nga lista e terrorizmit


Kryenegociatori amerikan për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut nuk e pranoi thënien e Phenianit se Washingtoni ka në plan ta heqë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizimin.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Kristofer Hill i tha sot gazetarëve në Sidnei të Australisë, se Koreja e Veriut duhet ta vazhdojë çmontimin e programit bërthamor, para se të hiqet nga lista e zezë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut tha se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord ta heqin Penianin nga lista e vendeve që financojnë terrorizmin, si dhe të heqin sanksionet e tjera ndja këtij vendi.

Agjencia tha dje, se Shtetet e Bashkuara e morën këtë vendim pas bisedimeve që negociatorët kryesorë të të dy vendeve zhvilluan në Gjenevë gjatë fundjavës. Zoti Hill pranoi sot se ka diskutuar për këto çështje me zotin Kim dhe shtoi se të dyja palët e kanë një bazë për përparim të mëtejshëm.

I dërguari amerikan Kristofer Hill njoftoi se Koreja e Veriut ka rënë dakord të identifikojë të gjitha programet e saj bërthamore dhe t’i mbyllë ato deri në fund të vitit. Homologu i tij koreanoverior Kim Ki Kuan konfirmoi se Pheniani është i gatshëm t’i deklarojë të gjithë programet por nuk tha se kur mund ta bëjë një gjë të tillë.//lk

XS
SM
MD
LG