Lidhje

Karçenko: Bisedimet Prishtinë-Beograd më 28 shtator në Nju Jork


I dërguari rus në bisedimet për statusin e Kosovës, Aleksandër Botsan-Karçenko, tha se përfaqësuesit serbë dhe udhëheqësit e Kosovës do të takohen për bisedime të drejtëpërdrejta nga fundi i këtij muaji.

Zoti Karçenko i tha sot të përditshmes së Moskës, Vremje Novosti, se bisedimet e drejtëpërdrejta mund të shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në procesin e negociatave. Ai tha se pret që takimi të zhvillohet rreth 28 shtatorit në Nju Jork krahas sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesit e të dyja palëve zhvilluan bisedime veç e veç javën e kaluar në Vjenë.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Valfgang Ishinger është sot në Beograd për takime me zyrtarët serbë. Seria e takimeve është caktuar të përfundojë më 10 dhjetor.

Ndërkohë, ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner, bëri thirrje për unitet mes vendeve të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite të shkurtër në Rumani.//rd//

XS
SM
MD
LG