Lidhje

Danimarka parandalon një sulm terrorist


Autoritetet në Danimarkë thonë se kanë parandaluar një sulm terrorist me arrestimin e tetë personave sot paradite në rrethinat e kryeqytetit Kopenhagë. Një zyrtar i shërbimit danez të zbulimit u tha sot gazetarëve se të dyshuarit janë të lidhur me një figurë të lartë të Al-Kaidës.

Më parë, autoritetet thanë se grupi ishte mbikqyrur dhe kishte në plan një sulm me bombë. Nuk janë dhënë ende hollësi për objetivin e sulmit. Drejtori i zbulimit danez tha se të dyshuarit, të arrestuar gjatë një seri bastisjesh sot në mëngjes, janë nga mosha 19 deri 29 vjeçare nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Turqia. Ai tha se gjashtë prej tyre mbajnë shtetësinë daneze.

Në prill, një gjykatë dënoi një danez me origjinë marokene me tre vjet e gjysëm burg për nxitje të terrorizmit. Ai ishte personi i parë i dënuar sipas ligjit kundër-terrorizmit, që Danimarka miratoi pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.//rd//

XS
SM
MD
LG